Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit

09/30/1997

Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit

Kanuni ngrihet mbi ligjin: policia e pafuqishme

Pukë – Ligjet e Kanunit përsëri ngrihen mbi ligjet e shtetit. Një kryetar rrethi është shoqëruar nga forcat e policisë në kullën e ngujimit. “Do të qëndrojë vetëm 24 orë, sipas Kanunit”, ky ka qenë prononcimi i dhënë nga komisari i Pukës.

Nipi i Dedë Përshpalit, kryetar i rrethit, ka vrarë një person në Gjegjan të Pukës. Kjo ka shërbyer si shkak që forcat e policisë të marrin masat mbrojtëse. Njëra prej tyre ka qenë kulla e ngujimit. Rregulli qindravjeçar, sipas të cilit pala e viktimës brenda 24 orëve të para ka të drejtë të vrasë çdonjërin prej meshkujve të fisit të vrasësit, e ka detyruar Përshpalin që të ngujohet.

Ngjarja e ndodhur mesditën e së shtunës e ka zanafillën e saj në Greqi. Dy të rinjtë, Martin Përshpali dhe Petrit Biba kanë patur një sherr të vjetër. Një zënkë në emigracion është vazhduar në vendlindje. Përshpali ka qëlluar me armë zjarri ndaj Bibës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Në mes ka ndërhyrë edhe një polic, i cili është plagosur. Automatikisht pas këtij veprimi në “pushtet” vjen Kanuni. Pala e viktimës ka të drejtë të marrë hak e shteti është ndier i pafuqishëm për të parandaluar krimin. Ai i është nënshtruar Kanunit. Pas 24 orëve të para gjaku merret vetëm mbi vrasësin. Por gjatë kësaj kohe, forcat e policisë së Pukës kanë shoqëruar në kullën e ngujimit vetë Kryetarin e Rrethit, kushëri i vrasësit. “Populli është i armatosur. Në këto kushte e ndjej për detyrë ruajtjen e jetës së individit, prandaj dhe kryetari u shoqërua nga forca të shumta policie për në kullën e ngujimit”, konfirmon numri një i policisë së qytetit verilindor.

Gazeta Shqiptare, nr. 779

E martë, 30 shtator 1997

Artikuj të ngjashëm

Lufta e Mandateve

Lufta e Mandateve

Lufta e Mandateve Si lëvizin nga karriget kryetarët e insitucioneve më strategjikë të vendit. Shkelja e ligjit nga mosrespektimi i mandateve të tyre. Përballja e ish-ve me drejtuesit e sotëm dhe “Shpata e Demokleut” që rri varur në kokat e secilit Shqipëria e sotme...

Adi Krasta: “Jam vetja dhe kjo s’është pak

Adi Krasta: “Jam vetja dhe kjo s’është pak

Adi Krasta: “Jam vetja dhe kjo s’është pak Është një nga zyrat më te reja të Departamentit të Kulturës së Radio Tiranës. E lyer me të bardhë, me tri tavolina të vjetra dërrase. Në mur një poster ku pozojnë nudo një çift zezakësh. Diku në kënd një makinë shkrimi e...

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *