Adi Krasta: “Jam vetja dhe kjo s’është pak

05/06/1997

Adi Krasta: “Jam vetja dhe kjo s’është pak

Është një nga zyrat më te reja të Departamentit të Kulturës së Radio Tiranës. E lyer me të bardhë, me tri tavolina të vjetra dërrase. Në mur një poster ku pozojnë nudo një çift zezakësh. Diku në kënd një makinë shkrimi e prishur, një magnetofon për të dëgjuar transmetimin radiofonik. Në dritare një plitkë elektrike për të bërë ndonjë kafe. Kolegët Ermelinda Stafa dhe Dritan Mara nuk janë, ndërkohë Krasta na fton për të zënë vend. Ndjehet pa vështirësi ngrohtësia dhe atmosfera e këndshme që shkakton prania e Adi Krastës edhe jashtë skenës apo ekranit. Me shkathtësinë dhe përgatitjen e tij të fut në kurthin e profesionit, në botën e madhe të spektaklit ku jo të gjithë kanë aftësi të hyjnë.

  • Pse i keni munguar kaq gjatë publikut?

Ka qenë një zgjedhje e kërkuar, apo mbase edhe e detyruar, një farë rikuperimi shpirtëror, emocional, psikologjik që prezentatori kërkon (sidomos në një vend të vogël dhe shoqëri hermetike si kjo e jona), pas një pranie invadente në skenë për një kohë të gjatë. Një periudhë reflektimi për të ridimensionuar veprimtarinë time profesionale dhe humane, për ti thënë vetes ato që duhej të m’i thonin të tjerët. Kam hyrë në 10-vjeçarin e dytë të punës në RTV dhe është e qartë që nuk jam më ai që kam qenë. Për të kuptuar se cili do të jem unë më duhej koha dhe vendi.

  • Ishte në SHBA, vendi i përshtatshëm për këtë reflektim?

Po. Një fshat studentor në veri të shtetit të Nju Jorkut, pranë liqenit Erie, qytetit Buffalo dhe kufirit kanadez. Një kamp i bukur dhe i qetë. Me një pallat të madh shfaqjesh, stacion radioteleviziv, sallë për patinazh artistik dhe hokej. Ndoqa një vit akademik në njërin nga kurset e viteve të fundit. Klasat ishin shumë interesante sidomos për qytetërimin perëndimor, politikën dhe massmedian, radion, TV, regjinë, ndriçimin, të folurin skenik etj. Ishim 16 gazetarë të Evropës Lindore të shpërndarë në të gjithë Amerikën.

  • Pas kthimit me se jeni marrë?

Në radio kam bërë një emision radiofonik “Program special për njerëz, ngjarje dhe probleme të diskutueshme”. Bashkë me operatoren e zërit Vjosa Luto sollëm opinionet pro dhe kundër për shkrimtarin, Ismail Kadare, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, gazetarët e kronikës së zezë, shoqatave joqeveritare etj. U vunë përballë individë dhe grupe me mendime të kundërta të cilët nuk u lejuan të përjashtonin njëri-tjetrin. Cikli, i ndërtuar me një gjuhë aktive radiofonike, kishte për qëllim të ngjallte ndjenjën e parlamentarizmit dhe të pranimit.

  • Departamenti i Kulturës ishte i vetmi që doli me një program në ditët dhe netët vështira të krismave. Cila është ndjesia që ju shoqëroi?

Ishin kolegët e mi më të vjetër, Grigor Banushi, Vangjel Kozma, Xhelil Aliu dhe Jani Duri, të cilët patën idenë për të qëndruar pranë mikrofonit në momentet kur gjithkush kishte nevojë për një thirrje bashkimi, paqeje dhe humanizmi.

  • E ndjetë veten si gazetar lufte në ato çaste?

Jo plotësisht. Bashkë me operatorin e zëërit Sokol Bllaca hipëm në një autoblindë, vizituam një komisariat policie dhe pamë çfarë ndodhte realisht në shërbimin e urgjencës në spitalin Ushtarak. Shihnim një shi predhash gjurmëlënëse dhe qetësia e vrarë e natës na bënte shumë presion, por ishim rrethuar me një kujdes të madh nga forcat e rendit dhe ndjenja e detyrës ishte më e lartë se kurrë ndonjëherë.

  • Kaseta me emisionin është nisur për konkurimin e “Prix Bohemia Radio” në Pragë. Çdo të thotë kjo për ju?

Shumë kolegë e gazetarë të RTV kanë marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare dhe kanë fituar çmime. Radio Tirana merr pjesë për herë të parë në aktivitetin më prestigjioz të radiofonisë. Tema bazë e konkurimit për kategorinë internacionale është ksenofobia. Ne risollëm tragjedinë e Otrantos në një optikë të re. Ngjarja aq shumë e diskutueshme u vendos në kudhrën e analizës. Kontribuan për të ndriçuar ngjarjen ata që shpëtuan si dhe personalitet të të gjitha fushave të cilët kishin një lidhje me të.

  • Ç’mendon për të ardhmen e Radiotelevizionit Shtetëror?

Mendoj se asnjëherë radiotelevizioni shtetëror nuk do të jetë i pavarur. Mund të modifikohet vetëm nëse politika do të tentonte infinitivisht drejt një demokratizimi të vërtetë. Në Shqipëri, kjo për mendimin tim në mos e pamundur është tepër e vështirë. Radiotelevizionet private do ti japun më shumë frymëmarrje kolapsit edhe pse ato nuk janë zgjidhja dhe shërimii plotë i tij.

  • Keni marrë ftesa për të punuar në radiot dhe televizionet private? Çfarë mendoni të bëni?

Kam marrë ftesa. Deri në omentin që do të pranoj ndëonjërën prej tyre, do të qëndroj në RTV shtetëror. AI do të ketë nevojë për ne.

  • DO të ketë përsiëri spektakle televizive?

Me shiguri. Shoë i folur, varieteja, festivalet e këngëëve, ceremonitë e çmimeve, dëshmitë e njerëzve të thjeshtë, lojrat konkurimet, balet, kalimet e modës, humori janë yashme brenda strukturës emosionale të njeriut. Ekzistenca është siguruar, tani luhet për suksesin.

  • Vitin e kaluar i latë lamtumirën beqarisë. Ju erdhi keq?

Aspak. Gjithçka erdhi natyrshëm, ishte hera e parë që bija në dashuri. Madje me vështrim të parë. I dhashë Brikenës demonstrativisht një pusullë në zyrë ku shkruhej: “Ju do të bëheni gruaja ime…”. Ishin momentet e para. Megjithatë ndesha në një rezistencë jo të lehtë, ngulmova dhe ia arrita.

  • Mendoni se është dashuria e madhe e jetës tuja?

Nuk e di, por shpresoj të jetë e tillë. Nuk dua të zhgënjej askënd. Amerikanët shprehen, “just be your self”, e aprovoj plotësisht dhe të jesh vetvetja do të thotë të kesh korrur një fitore jo të vogël.

Gazeta “Intervista” nr. 182

6 maj-1 qershor 1997

 

Artikuj të ngjashëm

Lufta e Mandateve

Lufta e Mandateve

Lufta e Mandateve Si lëvizin nga karriget kryetarët e insitucioneve më strategjikë të vendit. Shkelja e ligjit nga mosrespektimi i mandateve të tyre. Përballja e ish-ve me drejtuesit e sotëm dhe “Shpata e Demokleut” që rri varur në kokat e secilit Shqipëria e sotme...

Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit

Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit

Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit Kanuni ngrihet mbi ligjin: policia e pafuqishme Pukë - Ligjet e Kanunit përsëri ngrihen mbi ligjet e shtetit. Një kryetar rrethi është shoqëruar nga forcat e policisë në kullën e ngujimit. “Do të qëndrojë vetëm 24 orë, sipas...

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *